Ndërlidhjet

Athina s'lejon aterimin e aeroplanit të Cërvenovskit


Kabineti i presidentit Branko Cërvenkovski njoftoi se presidenti i Maqedonisë e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin rajonal në Athinë për shkak se autoritetet greke nuk kanë lejuar aterimin e aeroplanit shtetëror.

Në njoftimin thuhet se autoritetet greke nuk lejuan aterimin e aeroplanit për shkak se e ka flamurin e shtetit të Maqedonisë.

Zyra e Greqisë në Shkup e ka informuar kabinetin e Cërvenkovskit se nuk lejohet zbritja e aeroplanit shtetëror, dhe ka ofruar që për aterimin nël Athinë të shfrytëzohen aeroplanë të tjerë, e jo ato me simbole të Maqedonisë.

"Ky veprim i autoriteteve greke është në kundërshtim me normat dhe parimet ndërkombëtare, dhe nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore" thuhet në komunikatë.

Greqia tashmë një muaj nuk lejon aterimin e aeroplanëve të kompanisë maqedonase MAT.
XS
SM
MD
LG