Ndërlidhjet

PE: Paqëruajtësit rusë në Abkhazi s'janë neutralë


Parlamenti Evropian tha se misioni paqëruajtës i Rusisë në rajonin separatist të Gjeorgjisë, Abkhazi, nuk është më neutral.

Në rezolutën e sotme, parlamenti tha se 2.500 trupat paqëruajtëse ruse të stacionuara në Abkhazi e kanë "humbur rolin e tyre neutral dhe të paanshëm si paqëruajtës".

Rezoluta gjithashtu kërkon tërheqjen e 300 trupave shtesë ruse, të cilat javën e shkuar u dërguan në Abkhazi.

Rusia thotë se trupat po i rindërtojnë linjat hekurudhore që lidhin qytetin jugor Sochi para Lojërave Dimërore Olimpike në vitin 2014.
Qeveria e Gjeorgjisë e akuzon Moskën për mbështetje të separatistëve abkhazë.
XS
SM
MD
LG