Ndërlidhjet

Rusia e mbylli reaktorin e plutoniumit


Rusia e mbylli njërin nga reaktorët më të mëdhej bërthamorë për prodhimin e plutoniumit.

Hapi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të gjata të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara për mbylljen e uzinave nga koha e Luftës së Ftohtë për prodhimin e armëve bërthamore.

Agjencia ruse për Energji bërthamore "Rosatom" tha se reaktori ADE-5 në Seversk të Siberisë ka ndërprerë operacionin dhe punëtorët kanë filluar të heqin karburantin e uraniumit të mbetur.

Reaktori i fundit rus në qytetin Zheleznogorsk pritet të mbyllet në vitin 2010.

Shtetet e Bashkuara i kanë mbyllur të gjithë 14 reaktorët e tyre që prodhojnë plutonium.
XS
SM
MD
LG