Ndërlidhjet

Zimbabve: Lirohen diplomatë amerikanë


Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se diplomatët amerikanë dhe kolegët e tyre britanikë janë liruar pasi ishin sulmuar teksa po përpiqeshin të hetojnë dhunën politike në Zimbabve.

Zëdhënësi i ambasadës, Paul Engelstad tha se grupi u ndalua për disa orë në një postbllok në zonat rurale në veri të kryeqytetit Harare.

Engelstad tha se ambasadori amerikan James McGee nuk ishte në mesin e të ndaluarve.

Shtëpia e Bardhë e quajti sulmin "lemeritës" dhe tha se ai ishte "kompletisht i papranueshëm".

XS
SM
MD
LG