Ndërlidhjet

Medvedev: Dallime në raportet me Perëndimin


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha në Berlin se është i "shqetësuar" nga mungesa e "mirëkuptimit të ndërsjellë" në marrëdhëniet e Moskës dhe Perëndimit për çështjet e sigurisë.

Ai tha se është shqetësuar nga rritja e hendekut mes Rusisë e Perëndimit për politikën euro-atlantike, marrëveshjen për Forcat Konvencionale në Evropë, zgjërimin e NATO-s, çështjen e Kosovës dhe sistemin antiraketor amerikan në Poloni dhe Republikën e Çekisë.

Medvedev i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG