Ndërlidhjet

Senati: Bush i shpërfilli dyshimet për Irakun


Një komiteti i Senatit tha se presidenti amerikan George Bush dhe politikëbërësit e tij të lartë i kanë shpërfillur dyshimet e agjencive të zbulimit lidhur me programin e armëve të Irakut kur atë e shfrytëzuan si justifikim për luftën.

Komiteti i Zbulimit tha në një studim se deklaratat për armët e Irakut para invazionit amerikan në mars të vitit 2003, në shumicën e rasteve ishin provuar nga kundërzbulimi amerikan, por nuk është zhvilluar debat i brendshëm lidhur me këto zbulime.

Studimi gjithashtu thotë se deklaratat kryesore të administratës Bush se Iraku kishte partneritet me Al Kaedan nuk ishin të mbështetura nga kundërzbulimi dhe ndonjëherë ishin kundërthënëse me ato.
XS
SM
MD
LG