Ndërlidhjet

Shkup: KSHZ anuloi votimin në 68 qendra


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka anuluar votimin në 68 qendra votimi në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 6, ndërsa më herët votimi ishte anuluar në 25 qendra votimi për shkak se procesi zgjedhor ishte ndërprerë më tepër se tri orën.

Komisioni ka punuar deri mbrëmë vonë dhe raportohet se gjatë ditës pritet të shqyrtohen ankesat e BDI-së, që kanë të bëjnë me parregullësitë gjatë zgjedhjeve.

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga PDSH-ja, Iljaz Ibishi, u largua nga seanca pasi vlerësoi se komisioni po punonte në bazë të instruksioneve të Ambasadës amerikane në Shkup.

Kryetari i KSHZ, Jovan Josifovski, tha se Komisioni vepron në mënyrë objektive dhe se akuzat e PDSH-së nuk qëndrojnë.
XS
SM
MD
LG