Ndërlidhjet

Të akuzuarit e 11 shtatorit duan dënim me vdekje


Së paku dy të akuzuar për sulmet e 11shtatorit të vititi 2001, kundër Shteteve të Bashkuara, kanë kërkuar që të dënohen me vdekje gjatë seancës së gjyqit ushtarak amerikan për të dyshuarit terrorist, që po mbahet në burgun Guantanamo Bay.

Këtë kërkesë e kanë bërë Khalid Sheikh Muhammed, i dyshuari kryesor për sulmet e 11 shtatorit dhe i dyshuari tjetër, Ramzi Binalshib.

Ata thanë se për një kohë të gjatë kanë synuar të bëhen "martirë".

Këta të dy janë në mesin e pesë pjesëtarëve të akuzuarar të Al-Kaidës, që u paraqitën në seancën dëgjimore për tu ballafaquar me akuzat që mund të rezultojnë me ekzekutimin e tyre për vrasje dhe terrorizëm.

Të të pestit refuzuan të pranojnë avokatët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ata e njohin vetëm ligjin islamik ose sheriatin dhe planifikojnë që vetë ta paraqesin mbrojtjen.
XS
SM
MD
LG