Ndërlidhjet

Mofaz: Sulmi ndaj Iranit duket i "pashmangshëm"


Zëvendëskryeministri i Izraelit Shaul Mofaz tha se sulmi ndaj Iranit duket i "pashmangshëm", për shkak të dështimit të dukshëm të sanksioneve të OKB-së që të parandalohet Teherani në zhvillimin e armëve bërthamore.

"Nëse Irani vazhdon me programin e tij për armët bërthamore ne do ta sulmojmë" citohet të ketë thënë Mofaz në një intervistë për gazetën Yedioth Ahronoth.

I pyetur rreth deklaratave të presidentit iranian Mahmud Ahmadinejad se Izraeli "duhet të fshihet nga harta", Mofaz tha se Ahmadinejad do të "zhduket përpara Izraelit".

Këto deklarata vlerësohet se paraqesin kërcënimin më të qartë deri tani kundër Iranit nga ndonjë anëtar i qeverisë izraelite. Qëndrimi zyrtar i Izraelit është se opcioni ushtarak nuk duhet të përjashtohet nëse sanksionet e OKB-së nuk tregohen efikase.


XS
SM
MD
LG