Ndërlidhjet

logo-print

Samarxhiq: KB pranon propozimet për Kosovën


Serbia pret që të marrë të drejta të gjera për administrimin e lëmive që kanë të bëjnë me serbët sipas një plani që po e shqyrton OKB-ja, tha ministri Sllobodan Samarxhiq.

Ai i tha agjencisë Reuters se OKB-ja i ka pranuar elementet kryesore të propozimit serb të paraqitura pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Beogradi, tha ai, ka propozuar partneritet me UNMIK-un në gjashtë fusha "vendimtare për serbët": polici, dogana, drejtësi, kontroll i kufirit Kosovë-Serbi, transport e telekom dhe mbrojtje e trashëgimisë kulturore serbe.

"Këto institucione paralele, kjo ndarje funksionale, vetëm paraqesin faktet në terren. Propozimi ynë është pranuar, por ai është pjesë e pakos së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe ne presim letrën e tij këto ditë" tha Samarxhiq.

XS
SM
MD
LG