Ndërlidhjet

Nazarbaev: Mos i vini emrin tim kryeqytetit


Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev refuzoi idenë që kryeqyteti i vendit Astana, të riemërohet sipas tij.

Një zyrtar i lartë i parlamentit i bëri thirrje gjatë javës institucionit ligjvënës që të miratojë vendimin përkatës dhe tha se 70 përqind e deputetëve e përkrahin idenë.

Nazarbayev tha sot se vendimi duhet të merret "nga një gjeneratë tjetër" dhe u shpreh kundër realizimit të idesë gjatë kohës sa ai është gjallë.

XS
SM
MD
LG