Ndërlidhjet

Shkup: Rivotim në 186 qendra votimi


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni i ka anuluar votimet në 186 qendra votimi.

Më së shumti ankesa janë pranuar nga BDI, gjithsej 105, pastaj nga VMRO-DPMNE-ja 48, nga PDSH-ja 13, si dhe disa ankesa nga partitë tjera politike.

Kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski tha se sot komisioni do të vendosë se në cilat vendvotime të anuluara do të rivotohet, por shtoi se shumica e tyre janë në njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 6, në të cilat mund të ketë edhe ndryshime në mandatet e fituara nga partitë politike.

Shumica e vendvotimeve të anuluara janë në zonat e banuara me shqiptarë. Rivotimi zhvillohet në 15 qershor.
XS
SM
MD
LG