Ndërlidhjet

Polonia do t'i tërheqë ushtarët nga Iraku


Trupat polake do largohen nga Iraku në mes të tetorit, ka bërë të ditur ministri polak i Mbrojtjes.

Kryeministri polak, Donald Tusk, gjatë fushatës zgjedhore premtoi një tërheqje të shpejtë të trupave nga Iraku.

Aktualisht, Polonia ka 900 ushtarë në Irak. Nga viti 2003, kur filloi ndërhyrja ushtarake në Irak e deri tani, 22 ushtarë polakë kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG