Ndërlidhjet

logo-print

Rusia do largojë 400 trupa nga Abkazia


Rusia do të tërheqë 400 trupat e dërguar rishtas në Abkazi nën justifikimin për riparime hekurudhore.

Trupat shtesë janë parë nga Tbilisi si provokim ndaj integritetit territorial të Gjeorgjisë. Moska ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se trupat ishin të paarmatosur dhe qenë dërguar në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Moska dhe Tbilisi kanë përkeqësuar marrëdhëniet për shkak të rolit rus më Abkazi dhe Osetinë Jugore, dy rajone që kërkojnë shkëputje nga Gjeorgjia.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur pozicionin e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG