Ndërlidhjet

Filloi kampionati evropian i futbollit


Zvicra, vendi bashkorganizator i kampionatit evropian të fubollit "Euro 2008" hapi kampionatin me një ceremoni tipike alpine.

Para fillimit të ndeshjes së parë të kampionatit, mes Zvicrës dhe Çekisë parku St.Jakob u shndërrua në Liqenin e Konstancës, liqen që ndahet mes Zvicrës dhe Austrisë, vendeve ku zhvillohet kampionati evropian

Në ceremoninë e hapjes u krijuan simbole të të dy vendeve. Në fund, me hedhjen e 5000 tollumbaceve të gjelbra dhe të bardha u lëshuan dhe fishekzjarret, të cilat u pasuan me fillimin e ndeshjes.

Në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes Zvicër – Çeki, që po mbahet në Basel, kapiteni i kombëtares helvetike Frei u largua me lot ne sy pas dëmtimit që morri nga mbrojtësi i ekipit çek Grygera.

Ndeshja e dytë që zhvillohet sot është ajo Turqi-Portugali, që mbahet në Gjenevë.
XS
SM
MD
LG