Ndërlidhjet

Tokio: Një person vrau 7 vetë me thikë


Shtatë vetë janë vrarë dhe së paku 12 të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi në qendër të Tokios, kur një person me thikë i ka therrë kalimtarët, raportojnë agjencitë e lajmeve.

Sulmuesi kishte ardhur me një kamion dhe pasi kishte goditur disa vetë, doli nga kamioni dhe me thikë filloi t'i sulmonte kalimtarët.

Sulmuesi është zënë te stacioni hekurudhor në lagjen Akihabara të Tokios.
XS
SM
MD
LG