Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: U vranë dy ushtarë amerikanë


Nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë afër një baze ushtarake amerikane në Kirkuk të Irakut sot është vrarë një ushtar dhe janë plagosur 18 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarë lokalë të policisë.

Janë plagosur edhe dy kontraktorë irakianë, që punonin në këtë bazë.

Më herët, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se një ushtar amerikan u vra, në një incident të ndarë mbrëmë vonë, kur makina e tij u qëllua nga një bombë në pjesën lindore të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG