Ndërlidhjet

Presidenti Bush niset për në turneun evropian


Presidenti amerikan, George Bush, sot niset për në turneun evropian, në kuadër të të cilit do të vizitojë Slloveninë, Britaninë, Gjermaninë, Italinë, Vatikanin dhe Francën.

Më herët, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se edhe Kosova do të jetë njëra nga temat që do të diskutohet në takimet e presidentit Bush, gjatë këtij turneu.

Nesër, ai merr pjesë në samitin vjetor Bashkimi Evropian – Shtetet e Bashkuara, në Slloveni, ndërsa të enjten do të jetë i pranishëm në konferencën ndërkombëtare të donatorëve për Afganistanin, në Paris.
XS
SM
MD
LG