Ndërlidhjet

Izraeli zhbllokon 74 milionë dollarë


Izraeli ka transferuar disa dhjetëra milionë dollarë në fondin e Qeverisë palestineze.

Fondi në fjalë është pjesë e taksave të mbledhura nga autoritetet izraelite, të cilat nuk i ishin dorëzuar deri tani Qeverisë palestineze.

Me anë të një marrëveshjeje dypalëshe, të ardhurat nga taksat grumbullohen nga Qeveria izraelite.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri palestinez, Salam Fajad.

Fondi në fjalë do shkojë për rrogat e mbi 150 mijë punonjësve publikë palestinezë.
XS
SM
MD
LG