Ndërlidhjet

Varroset gazetari i ekzekutuar


Katër policë afganë dhe disa talibanë janë vrarë gjatë sulmeve të ndara në pjesë të ndryshme të Afganistanit.

Burimet ushtarake amerikane njoftojnë për disa talibanë të vrarë dhe një të arrestuar në provincën e Helmandit.

Po në rajonin e Helmandit u zhvillua gjatë ditës ceremonia e varrimit të gazetarit afgan të BBC-së, Abdul Samad Rohani. 25-vjeçari Rohani ishte rrëmbyer dhe më pas qe ekzekutuar. Autoritertet rajonale afgane po hetojnë ngjarjen.

Talibanët, të cilët vjet qenë përfshirë në vrasjen e një gazetari, kanë deklaruar se nuk kanë gisht në vrasjen e gazetarit të BBC-së.
XS
SM
MD
LG