Ndërlidhjet

Iran: Jo trupave amerikane pas 2008-ës në Irak


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatullah Ali Khamenei, i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të Irakut, Nuri al Maliki, që të mos nënshkruajë marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja në fjalë i lejon Uashingtonit të mbajë trupat në Irak edhe pas 2008-ës.

Udhëheqësi shpirtëror i Iranit i tha al Malikit se "prania e trupave amerikane është problemi kryesor i Irakut".

Kryeministri irakian që në fillim të vizitës së tij në Iran është përpjekur të sigurojë Teheranin se vendi i tij nuk do të lejojë të përdoret si bazë për të sulmuar Iranin.

Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, asnjëherë nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë e sulmeve kundër caqeve bërthamore të Iranit.

Izraeli, nga ana tjetër, ka theksuar se ndoshta nuk ka alternativë tjetër ndaj veprimeve ushtarake.
XS
SM
MD
LG