Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Pavarësia nuk çoi drejt stabilitetit


Ministri i Jashtëm i Rusisë sot përsëriti edhe një herë kërkesën e Moskës për bisedime të reja mes Serbisë dhe Kosovës.

Sergei Lavrov deklaroi se "shpallja e njëanshme e pavarësisë nuk ka çuar drejt stabilitetit, ndaj duhe rifilluar bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës".

Komentet e Lavrovit u bën pas takimit me homologun e tij qipriot, Markos Kiprianou.

Kiprianou, vendi i të cilit kundërshton pavarësinë e Kosovës ka thënë se vendimi për Kosovën "duhet të ishte marrë brenda kornizave të Kombeve të Bashkuara dhe me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Serbisë".
XS
SM
MD
LG