Ndërlidhjet

SHBA: Superkompjutori më i shpejtë në botë


Shkencëtarët amerikanë e kanë promovuar superkompjutorin më të shpejtë në botë.

Makina e kompanisë IBM, e quajtur Roadrunner, është në gjendje të bëjë 1 bilionë (1 mijë miliardë) kalkulime në sekondë dhe është dy herë më e shpejtë se superkompjuteri më i shpejtë aktualisht në botë.

Makina do të instalohet në Laboratorin Kombëtar në Los Alamos dhe kryesisht do të përdoret për t'i monitoruar stoqet bërthamore në Shtetet e Bashkuara.

Kompjutori gjithashtu do të shfrytëzohet për kërkime në astronomi, gjenomikë dhe ndryshimet klimatike.

Roadrunner ka në vete komponenta, të cilat fillimisht ishin disejnuar për të famshmin Sony PlayStation 3.
XS
SM
MD
LG