Ndërlidhjet

SHBA dëshirojnë pakt sigurie me Irakun


Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se Uashingtoni ende dëshiron të nënshkruajë paktin e sigurisë me Irakun.

Marrëveshja do t'u lejonte trupave amerikane të operojnë në Irak edhe pas skadimit të mandatit të Kombeve të Bashkuaran vitin që vjen.

Por, qeveria irakiane ka shprehur mospajtime rreth marrëveshjes.

Irani gjithashtu shprehu shqetësime, duke thënë se pakti përbën kërcënim për sigurinë e tij.

Lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, dje i bëri thirrje kryeministrit Nuri al-Maliki të mos e nënshkruajë marrëveshjen, duke i thënë se problemi kryesor i Irakut qëndron tek prania e trupave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG