Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Martesa kushtëzon edhe vendin e punës


Një kompani e madhe shtetërore në Iran raportohet se u ka thënë të punësuarve beqarë që të martohen deri në shtator, ose do të përballen me humbjen e vendit të punës

Gazeta "Etemad" citon një urdhëresë të lëshuar nga kompania energjetike Pars, në të cilën thuhet se kriteri i punësimit është martesa.

Urdhëresa thotë se të gjithë të punësuarit deri në 21 shtator "duhet ta përmbushin këtë detyrim fetar", ndërsa pas 22 tetorit atyre që nuk do të martohen do t'u anulohet kontrata e punës.
XS
SM
MD
LG