Ndërlidhjet

Shqipëria dërgon trupa në Çad


Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bëri të ditur se do të dërgojë 62 ushtarë në Çad. Vendimi u miratua mbrëmë vonë edhe në Kuvendin e Shqipërisë.

Ushtarët shqiptarë do të jenë pjesë e misionit prej 3700 trupash të Bashkimit Evropian. Misioni në fjalë ka për qëllim mbrojtjen e afro 500 mijë refugjatëve sudanezë dhe çadianë të zhvendosur nga dhuna në rajonin e Darfurit dhe trazirat në lindje të Çadit.

Shqipëria është kontribuese edhe në misionet në Bosnjë, Afganistan dhe Irak.

Tirana zyrtare synon të bëhet pranverën e ardhshme anëtare e plotë e NATO-s, pas marrjes së ftesës në takimin e prillit të kaluar në Bukuresht.
XS
SM
MD
LG