Ndërlidhjet

Iran: Pezullohet ekzekutimi i dy të miturve


Irani pezulloi për një muaj ekzekutimin e dy të rinjëve të shpallur fajtorë për vrasjet që i kanë kryer para se të mbushin moshën 18 vjeç.

Agjencia e lajmeve ISNA tha se shefi iranian i gjyqësisë, Ayatollah Mahmoud Hashemi Shahroudi është pajtuar për pezullimin, në mënyrë që të arrihet ndonjë marrëveshje me familjet e të dënuarve.

Vendimi vjen pasi zyrtarët e lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut i bën thirrje Iranit që të pezullojë ekzekutimin e tyre.

XS
SM
MD
LG