Ndërlidhjet

logo-print

Rehn: Thirrje për ndihmë për Kosovën


Komisioni Evropian bëri thirrje sot për kontribute të mëdha në konferencën e donatorëve për Kosovën, që do të mbahet muajin e ardhshëm në Bruksel.

"Kosova është çështje thellësisht evropiane. Bashkimi Evropian është i gatshëm të përdor të gjitha instrumentet për të ndihmuar Kosovën që të realizojë perspektivën evropiane" tha Komisioneri për Zgjerim Olli Rehn.

Sipas tij, "prosperiteti i pjesës më të varfër të Evropës do të ndihmojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor".

Në komunikatën e Bashkimit Evropian thuhet se në konferencë do të ftohen të marrin pjesë vendet anëtare të BE-së, donatorët kryesor ndërkombëtarë, institucionet financiare ndërkombëtare si dhe agjencitë e OKB-së.



XS
SM
MD
LG