Ndërlidhjet

logo-print

Gaza: Vritet një vajzë palestineze


Mjekët palestinezë thanë se një vajzë palestineze është vrarë nga zjarri i tankut izraelit.

Ata thanë se mbetjet e vajzës janë nxjerrë nga rrënojat e një shtëpie të goditur nga predha e tankut në një fshat afër qytetit Khan Younis.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se forcat tokësore i kanë sulmuar militantët palestinezë në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, të cilët po përpiqeshin të shkrepin raketa kundër Izraelit.

Zëdhënësi tha se nuk është në dijeni për viktima civile.
XS
SM
MD
LG