Ndërlidhjet

Presidenti Bush viziton Gjermaninë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush viziton Gjermaninë, në turneun e tij të fundit përpara se të largohet nga zyra.

Bush do të bisedojë me kancelaren Angela Merkel mbi programin bërthamor të Iranit, mbrojtjen e klimës dhe rritjen e çmimeve të naftës.

Bush mbërriti në Gjermani nga Sllovenia ku mori pjesë në takimin e përvitshëm SHBA-BE, me ç'rast dy palët u zotuan se do të vazhdojnë të mbështesin stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, integrimet e saj rajonale dhe zhvillimin ekonomik e institucional të saj.

Bush dhe liderët evropianë e paralajmëruan edhe Iranin se do t'i shtojnë sanksionet ndërkombëtare nëse Teherani nuk heq dorë nga ambicjet bërthamore.
XS
SM
MD
LG