Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinejad: Irani ka shënuar fitore


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad deklaroi se kërcënimet dhe trysnitë e Perëndimit kanë dështuar të ndalojnë programin bërthamor të vendit.

Në fjalimin në qytetin Sahr-e Kord, i cili u transmetua drejtpërdrejtë në televizion, Ahmadinejad tha se Irani ka "shënuar fitore dhe armiqtë nuk mund të bëjnë asgjë".

Ahmadinejad gjithashtu tha se presidenti amerikan George Bush nuk mund të cënojë "as edhe një centimetër" të territorit iranian.

Komentet e tij u bënë vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i thanë Teheranit se janë të gatshëm të vendosin më shumë sanksione për shkak të aktiviteteve bërthamore të tij.

Përkundër mohimeve të Teheranit, SHBA-të dhe vendet tjera Perëndimore dyshojnë se programi bërthamor i Iranit synon ndërtimin e bombës atomike.
XS
SM
MD
LG