Ndërlidhjet

Hagë: Arrestim për krimet në Bosnje


Tribunali i Hagës njoftoi se shefi i forcave të sigurisë të serbëve të Bosnjes, gjatë periudhës së luftës atje, Stojan Zhuplanin, është arrestuar sot në afërsi të Beogradit.

Zëdhënësja e prokurorisë, Olga Karvan, nuk dha detaje tjera për arrestimin.

Zhuplanin akuzohet për vrasje të civilëve myslimanë dhe kroatë dhe hyn në mesin e katër të kërkuarve kryesorë të Tribunalit edhe 13 vjet pas përfundimit të luftës.


XS
SM
MD
LG