Ndërlidhjet

Medvedev: Dialog konstruktiv me SHBA


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev shprehi gatishmërinë për "dialog konstruktiv dhe miqësor" me administratën e ardhshme amerikane.

Në një fjalim të mbajtur në Moskë, Medvedev tha se të dy vendet do të duhet të punojnë bashkarisht megjithë dallimet që kanë.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve të tilla si planet amerikane për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë. Presidenti George Bush do të largohet nga posti në janar 2009.
XS
SM
MD
LG