Ndërlidhjet

EU pret zgjedhje të lira në Maqedoni


Komisioneri për Zgjerim i BE-së Olli Rehn tha sot se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë kusht që Maqedonia të fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian.

Në takimin, në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Antonio Miloshovski, ai tha se BE po përcjell me vëmendje gjendjen në Maqedoni, në prag të 15 qershorit, kur do të përsëriten zgjedhjet në disa qendra votimi.

Zëdhënësja Cristina Nadji tha se Rehn ka bërë thirrje që zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike.


XS
SM
MD
LG