Ndërlidhjet

Bush viziton Romën dhe Vatikanin


Presidenti amerikan, George Bush, ka arritur në Romë si pjesë e turneut të tij evropian.

Bush do të bisedojë me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, për programet bërthamore të Iranit dhe angazhimin më të madh të NATO-s në Afganistan.

Presidenti amerikan do të takohet në Vatikan edhe me Papa Benediktin XVI.

Bush udhëtoi drejt Romës nga Gjermania, ku u takua me kryeministren gjermane, Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG