Ndërlidhjet

Thaçi: Misioni ndërkombëtar në Kosovë do të rikonfigurohet


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se misioni ndërkombëtar në Kosovë do të "rikonfigurohet" pasi Kushtetuta e Kosovës të bëhet fuqiplotë.

"Do të ketë rikonfigurim të misionit ndërkombëtar në harmoni me tranzicionin dhe funksionimin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur", u tha sot kryeministri Thaçi reporterëve në Prishtinë.

Ai më tutje theksoi se "të gjitha institucionet e Kosovës do të funksionojnë plotësisht, duke filluar nga 15 qershori, në harmoni me Kushtetutën" dhe shtoi se "këtu nuk ka dilemë".

Hashim Thaçi tha se "Kushtetuta do të vlejë për tërë territorin e Kosovës".
XS
SM
MD
LG