Ndërlidhjet

Paris: Filloi Konferenca e donatorëve për Afganistanin


Në Paris ka filluar sot Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për Afganistanin.

Presidenti i këtij vendi, Hamid Karzai, kërkoi nga delegatët e 65 vendeve dhe 15 organizatave ndërkombëtare, pjesëmarrëse në këtë tubim, që ta financojnë me 50 miliardë dollarë planin zhvillimor pesëvjeçar.

Laura Bush, bashkëshortja e presidentit amerikan, u tha donatorëve botëror që të mos ia kthejnë shpinën Afganistanit.

Ajo konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar 10.2 miliardë dollarë ndihmë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u tha donatorëve botëror që t'i koordinojnë dhe intensifikojnë përpjekjet për ta ndihmuar Afganistanin dhe të këmbëngulin për qeverisje më të mire nga afganët.
XS
SM
MD
LG