Ndërlidhjet

NATO vendos të trajnojë FSK-në


Vendet anëtare të NATO-s u pajtuan që të trajnojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, megjithë dallimet rreth statusit.


Zëdhënësi i NATO-s James Apathurai tha se NATO do të "kontrollojë dhe do të mbështes" formimin dhe trajnimin e FSK-s, prej 2.500 pjesëtarësh.

NATO ka në Kosovë rreth 16.000 ushtarë dhe në takimin e sotëm në Bruksel Ministrat e Mbrojtjes së Aleancës diskutojnë edhe rreth mënyrave të funksionimit të KFOR-it pas 15 qershorit.

Në takimin dy ditësh ministrat do të diskutojnë edhe rreth misionit të Aleancës në Afganistan.

XS
SM
MD
LG