Ndërlidhjet

20 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin


Donatorët ndërkombëtarë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u zotuan të ofrojnë rreth 20 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin.

Shuma u publikua nga Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner në mbyllje të konferencës së donatorëve.

Në konferencën e mabjtur në Paris, zonja e parë e SHBA-ve Laura Bush tha se Uashingtoni do të jap 10.2 miliardë dollarë për rindërtimin e vendit.

"Sot Shtetet e Bashkuara përcaktohen për 10.2 miliardë dollarë si ndihmë për njerëzit e Afganistanit që të zbatojnë strategjinë nacionale për zhvillim në pesë vitet e ardhshme" tha ajo.

Ndihma të mëdha u ofruan edhe nga Britania, Japonia dhe Gjermania ndërsa Banka Botërore tha se gjatë pesë viteve do të ndajë 1.1 miliardë dollarë.

Më herët, presidenti i Afganistanit Hamid karzai kishte kërkuar nga 65 vendet dhe 15 organizatat ndërkombëtare pjesëmarrëse në konferencë 50 miliardë dollarë për realizimin e planit zhvillimor pesë vjeçar.

XS
SM
MD
LG