Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Sërish ndërtime në Jerusalemin lindor


Një gazetë izraelite raportoi se autoritetet kanë dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin edhe të 1.300 shtëpive për kolonët izraelitë në pjesën e okupuar të Jerusalemit lindor.

Gazeta "Haaretz" tha se ndërtimet do të bëhen në pjesën veriore të Qytetit të Shenjtë, ku aktualisht ndodhen edhe 2.000 shtëpi të kolonëve.

Uashingtoni ka paralajmëruar, gjatë këtij muaji, se ndërtimet e tilla "acarojnë tensionet" me palestinezët.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, do të shkojë nesër në Izrael me synimin që të përtërijë procesin e paqes.

XS
SM
MD
LG