Ndërlidhjet

U takuan presidenti Bush dhe Papa Benedicti XVI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, u takua sot në Vatikan me Papa Benedictin XVI.

Papa ka vizituar Shtëpinë e Bardhë më 16 prill të këtij viti.

Në kuadër të turneut në Evropë, presidenti Bush mbrëmë u takua me kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, me ç'rast e lavdëroi Italinë për përkushtimin e saj në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, përfshirë Kosovën dhe Libanin, si dhe për planet që të zgjerojë rolin e saj ushtarak në Afganistan.


XS
SM
MD
LG