Ndërlidhjet

Ban Ki-Moon: Plani im më pak i dënueshmi


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se plani i tij për ristrukturimin e UNMIK-ut nuk i ka kënaqur të gjithë, por shtoi se ky ishte opsioni "më pak i dënueshëm".

"Jam i vetëdijshëm se kjo paketë mund t'i mos kënaqë të gjitha palët", tha në Londër Ban Ki-Moon, pas takimit me kryeministrin britanik, Gordon Brown.

"Megjithatë, është bindja ime më e sinqertë se pas diskutimit të kësaj çështjeje me palët e involvuara, do të tregohet se ajo që kam propozuar do të jetë më pak e dënueshme për të gjithë, dhe mund të na ofrojë mënyrën për të ecur përpara", tha kreu i OKB-së.

"Qëllimi im është që të ndjek një modalitet, i cili është i pranueshëm për palët dhe do të mbështetej nga të gjithë faktorët kyçë ndërkombëtarë. Sinqerisht besoj se kjo paketë e arrin këtë qëllim", tha Ban Ki-Moon.

Në raportin e tij për Këshillin e Sigurimit kërkohet që Bashkimi Evropian "gradualisht t'i marrë përgjegjësitë operacionale në fushat e policisë ndërkombëtare, drejtësisë dhe doganave në tërë territorin e Kosovës".
XS
SM
MD
LG