Ndërlidhjet

BE kërkon zgjedhje të lira në Maqedoni


Sllovenia dhe Bashkimi Evropian me vëmendje po e ndjekin procesin zgjedhor në Maqedoni, i cili edhe mund të ngadalësojë procesin e integrimit euroatlantik të vendit për shkak të parregullsive të shumta, deklaroi shefi i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel.

Në takimin me presidentin Branko Cërvenkovski, Rupel tha se BE-ja pret nga institucionet dhe partitë politike të Maqedonisë që të dielën më 15 qershor të angazhohen maksimalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.

Rupel gjithashtu tha se Brukseli pret përmbushjen e të gjitha kritereve, që janë kusht për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai e shfaqi shpresën edhe për arritjen e kompromisit me Greqinë për çështjen e emrit, gjë që do t'i hapte rrugë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Rupel u takua edhe me liderët e partive politike shqiptare dhe maqedonase.

XS
SM
MD
LG