Ndërlidhjet

Irlandë: Shumica kanë refuzuar Traktatin e BE


Ministri i Drejtësisë Irlandës Dermot Ahern tha se të dhënat e konsiderueshme të referendumit tregojnë se Irlanda e ka hedhur poshtë Traktatin për reformat e Bashkimit Evropian.

Ahern tha se është i frustruar nga rezultatet.

"Është zhgënjyese. Është mjaft e qartë se ka një votë të konsiderueshme kundër, por në thelbin e vet, referendumi është demokraci. Njerëzit e thanë të vetën", tha Ahern.

Transmetuesi zyrtar RTE raportoi se në 7 nga 43 entitetet përbërëse të Irlandës, 57 % kanë votuar kundër.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se pritet të shpallen gjatë ditës.

Rezultati i pritshëm mund të jetë goditje e rëndë për bllokun 27 anëtarësh.

Irlandezët janë të vetmit në BE, të cilët traktatin e votojnë në referendum.

Traktati e zëvendëson kushtetutën, e cila u refuzua nga votuesit në Francë dhe Holandë në vitin 2005. Marrëveshja synon ta bëjë BE-në më të fortë dhe më efektive.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të jetë miratuar nga të gjitha 27 vendet anëtare.

XS
SM
MD
LG