Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet 1 ushtar rumun, plagosen 3


Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se një ushtar rumun është vrarë dhe tre janë plagosur sot teksa po patrullonin në Afganistan.

Ushtarët po udhëtonin me katër automjete amfibie ndërmjet qyteteve Kabul dhe Qualat, kur u sulmuan nga kryengritësit me armë të lehta dhe mortaja, 50 km nga Qualat.

Me viktimën e sotme, u rrit në pesë numri i ushtarëve të vrarë rumunë në Afganistan.

Rumania ka 646 trupa në Afganistan, përfshirë 562 në kontingjentin e ISAF-it, ndërsa 84 janë pjesë e koalicionit të prirë nga SHBA-të.
XS
SM
MD
LG