Ndërlidhjet

Vriten 17 militantë në Afganistan


Koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara tha se ka vrarë 17 militantë në luftimet në provincën jugore Uruzgan, dhe "disa" më shumë në provincën Paktia.

Luftimet në Uruzgan filluan kur të enjten militantët u kishin zënë pritën forcave afgane dhe atyre të koalicionit afër qytetit Tirin Kowt.

Koalicioni tha se rreth 100 militantë e sulmuan patrullën e njëjtë mëngjesin e sotëm.

Nga luftimet në provincën Paktia gjithashtu e humbi jetën edhe një grua civile.
XS
SM
MD
LG