Ndërlidhjet

Bush: SHBA, Evropa të ndihmojnë Afganistanin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të sigurohen që Afganistani kurrë më të mos bëhet vend i sigurtë për terroristët.

Në fjalimin e tij kryesor gjatë vizitës në paris, Bush gjithashtu tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku që të promovojnë lirinë dhe demokracinë në Lindjen e Mesme.

"Ngritja e shoqërive të lira dhe prosperuese në Lindjen e Mesme është esenciale për paqen në shekullin XXI., ashtu siç ishte ngritja e shoqërive të lira dhe prosperuese në Evropën e shekullit XX. Evropa dhe Amerika duhet t'u qëndrojnë pranë reformatorëve dhe liderëve demokratikë, si dhe miliona njerëzve të thjeshtë në mbarë Lindjen e Mesme, të cilët shpresën e kërkojnë tek paqja dhe liria", tha presidenti Bush.

Vizita e tij dy ditore në Paris po realizohet në kuadër të turneut të tij evropian, përpara se presidenti amerikan të largohet nga zyra në janar, 2009.

Bush tashmë ka vizituar Slloveninë, Gjermaninë dhe Italinë, ndërsa do të udhëtojë edhe në Britani dhe Irlandën e Veriut.
XS
SM
MD
LG