Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania përshëndet planin e Ban Ki-Moon


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e ka përshëndetur synimin e kreut të OKB, Ban Ki-Moon për ta ndryshuar strukturën e misionit ndërkombëtar në Kosovë.

Në komunikatën e ministrisë së Jashtme në Berlin, Steinmeier ka vlerësuar se "duke marrë parasysh bllokadën aktuale në Këshillin e Sigurimit, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me këtë hap ka treguar guxim dhe vizion".

"Hapi, të cilin tash e ka ndërmarrë paraqet bazë të rëndësishme që në të ardhmen të sigurohet stabiliteti, siguria dhe zhvillimi i shtetit dhe demokracisë në Kosovë dhe në rajon", thuhet në komunikatë.

Mëtej thuhet se me planin e tij, Ban Ki-Moon i ka përcaktuar "Bashkimit Evropian rol më të fuqishëm në fushën e shtetit ligjor", të cilin BE-ja "me kënaqësi do ta pranojë".
XS
SM
MD
LG