Ndërlidhjet

Zebiari: Kemi shënuar përparim


Forcat irakiane në bashkëpunim me ato amerikane kanë arritur në pikën kthesë në luftën kundër kryengritësve në Irak.
Është ky qëndrimi i shefit të diplomacisë irakiane Hoshiar Zebiari gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit.

Zebiari tha se forcat irakiane të sigurisë tani kontrollojnë gjysmën e 18 provincave të Irakut, por ende nuk janë në gjendje të ushtrojnë përgjegjësitë në mënyrë të pavarur.

"Megjithëse vendi im vazhdon të përjetojë sfida të thella ne kemi shënuar arritje të rëndësishme në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe atë politike. Qeveria ime e pranon faktin se këto arritje janë të brishta, ndaj përparësia jonë është të konsolidojmë ato çfarë janë arritur", tha Zebiari.

Mandati i Kombeve të Bashkuara për forcat ndërkombëtare në Irak përfundon më 31 dhjetor të këtij viti. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të arrijnë një marrëveshje dypalëshe sigurie me Irakun.
XS
SM
MD
LG