Ndërlidhjet

logo-print

Solana me ofertë të re për Iranin


Bashkimi Evropian do t'i paraqesë një ofertë të re Iranit, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me programet bërthamore të Teheranit.

Oferta, që do t'i paraqitet zyrtarëve iranianë nga shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana ka mbështetjen e vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit plus Gjermaninë.

Bashkësia ndërkombëtare beson se Irani synon të prodhojë armë bërthamore, akuza që Teherani i ka hedhur poshtë. Nga ana tjetër Irani nuk ka lejuar inspektimin e të gjitha qendrave bërthamore nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG